Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës ku Grupi Punues ka raportuar për përfundimin e Projektligjit për themelimin e Gjykatës Administrative.
Në fjalën e tij, Sallahu tha se Projektligji për themelimin e Gjykatës Administrative është hartuar duke u bazuar në analizë dhe ekspertiza adekuate si dhe në intervista me gjyqtarë të lëndëve përkatëse, si dhe duke marrë parasysh praktikat më të mira ligjore për themelimin e Gjykatave Administrative, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai tha se ky Projektligj synon të përmirësojë efikasitetin dhe qasjen në drejtësinë administrative për qytetarët e Kosovës.
Në fund zëvendësministri Sallahu falenderoi të gjithë anëtarët e Grupit Punues dhe ekspertët që kontribuan në këtë proces të rëndësishëm për drejtësinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...