Java e ardhshme do të karakterizohet fillimisht me mot kryesisht të vranët, me mundësi që vende-vende të ketë riga lokale shiu, veçanërisht ditën e hënë.
Duke filluar nga dita e martë, parashikohet stabilizim gradual i kushteve atmosferike dhe rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, kryesisht atyre të mesditës, të cilat do të afrohen me vlerat mesatare për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat minimale do të jenë paksa të ulëta në mëngjeset e para të javës, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje termike e temperaturave maksimale.
Këto ndryshime meteorologjike do të kenë efekt pozitiv në aspektin agrometeorologjik. Reshjet e fundit, të shoqëruara me ngopje të tokës me lagështi, do të kontribuojnë në rimbushjen e rezervave ujore në shtresat e sipërme të tokës, çka është mjaft e rëndësishme për fidanët e mbjelljeve të vjeshtës dhe përgatitjen e tokës për mbjelljet e pranverës së hershme.
Pas reshjeve, rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellor do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e proceseve fiziologjike të bimëve, përfshirë rritjen e sistemit rrënjor dhe akumulimin e lëndëve ushqyese.
Në përgjithësi, kushtet agrometeorologjike parashikohen të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore, si punimet e tokës, krasitjet, plehërimet bazë dhe kontrollin fitosanitar. Kombinimi i lagështisë së tokës dhe temperaturave të buta do të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e gjendjes së mirë të kulturave bujqësore dhe nxitjen e rigjenerimit të kullotave natyrore.
E hënë
Moti kryesisht i vramët dhe vende-vende me riga shiu.
• Temperaturat minimale: 5-8 °C
• Temperaturat maksimale: 10-13°C
• Era: Kryesisht nga veriperendimi e lehte deri mesatare.
E martë
Moti i vranet dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: 2-4C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: nga veriperendimi, 1–me vranesira të shpërndaram/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 0-2 °C
Temperaturat maksimale: 13-16°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: -1-2°C
Temperaturat maksimale: 15-18°C
Era: nga juglindja, 1-3 m/s
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndaral.
Temperaturat mnimale: 2-5°C
Temperaturat maksimale: 16-19°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit/Arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale