Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot me respekt dhe nderim 23-vjetorin e vrasjes së ushtarakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Osmani e ka përshkruar kolonel Zemajn si një oficer profesionist, atdhetar i jashtëzakonshëm dhe luftëtar të lirisë, si dhe si një bashkëpunëtor të afërt të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
“Kolonel Zemaj ishte oficer profesionist, atdhetar i jashtëzakonshëm, luftëtar i lirisë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova” , ka thënë Presidentja Osmani.
Presidentja ka theksuar se vrasja e tij, bashkë me familjarët, mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e dhimbshme për shoqërinë kosovare, duke rikujtuar se drejtësia për disa krime të mëdha ende pret të realizohet.
“Vrasja e tij mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e dhimbshme se drejtësia për disa krime ende pret”, ka deklaruar Osmani.
Sipas Presidentes Osmani, kujtimi i kolonel Zemajt dhe familjarëve të tij është një obligim moral dhe institucional për të vërtetën, drejtësinë dhe për Kosovën që ata ëndërruan dhe luftuan.
“Kujtimi për kolonel Zemajn dhe familjarët e tij është obligim moral dhe institucional për të vërtetën, për drejtësinë dhe për Kosovën që ata ëndërruan e luftuan”, ka theksuar ajo.
Në përmbyllje të mesazhit të saj, Presidentja Osmani ka nderuar jetën dhe veprën e kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit, duke shprehur respektin e thellë për kontributin e tyre në lirinë dhe të ardhmen e vendit.
“Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit!”, u shpreh Osmani./Arbresh.info
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...