Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka miratuar ndryshime për qarkullimin e mjeteve motorike në lagjen “Dardania” të Prishtinës për ta lehtësuar lëvizjen në këtë zonë.
Rruga njëkahëshe nga kryqëzimi në rrugën “Sali Çeku” deri te rruga “Ymer Elshani” do të bëhet dykahore, shkruan Arbresh.info.
“Lëvizja do të zhvillohet nga kryqëzimi me rrugën ‘Isë Boletini’, në drejtim të rrugës ‘28 Nëntori’, deri te kryqëzimi me rrugën ‘Sali Çeku’, që lidhet me rrugën ‘Ilaz Kodra’ dhe përfundon te rruga ‘Ymer Elshani’”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës në “Facebook”.
Ndryshimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rregullimet e ardhshme infrastrukturore, tha Komuna e Prishtinës./Arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...