Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u shpreh se në situatën në të cilën jemi, do të dëshironte që Glauk Konjufca ta merrte mandatin e kryeministrit.
Ai tha se pas situatës së sotme, do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, siç u shpreh ai, në dhjetor ose në fillim të janarit.
“Unë nuk kam dëshirë shumë ta analizojë Vetëvendosjen. Glaukun e kam mik, ne kemi miq pavarësisht në cilin subjekt janë dhe askush s’mund të na mohojë se kemi miq. Në këtë situatë, kisha pasur dëshirë që Glauku sot ta marrë mandatin e kryeministrit, por ja që partitë politike opozitare kanë vendosur ndryshe dhe ne po besoj që po shkojmë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme, në dhjetor apo në fillim të janarit. E vendos presidentja pas konsultimeve me partitë politike”, deklaroi Lladrovci sonte në Klan Kosova
Sipas tij, mungesa e qeverisë dhe mungesa e konstituimit të Parlamentit është dëm i madh, “sidomos në këtë situatë që po kalon Kosova”
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...