Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Iniciativën rajonale ku nuk po merr pjesë Kosova e quajtur “Open Ballkan”, ajo e ka quajtur pengesë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.
“’Open Ballkan’, Kosovës i referohet si shtet i dialogut. Bashkëpunimet po mundohen t’i mbulojnë me faktin se nuk janë të tjerët. Kosova do të mbetet peng i diskutimeve për dialog ku ‘Open Ballkan’ paraqet pengesa. Ka qenë çështja e targave, diplomave dhe nuk është korrektë të kërkohet nga Kosova që të jetë pjesë e ‘Open Ballkan’. Kosova ka nevojë të trajtohet e barabartë”, tha ajo./arbresh.info/
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...
Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirtëror i Iranit?
Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep l...
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët