Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ai foli për takimin me Hashim Thaçin duke thënë se nuk shfaqte asnjë ankesëedhe pse i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë, shkruan Arbresh.info.
Krasniqi tha se Thaçi me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën.
“Sot, një tjetër vizitë në Hagë – në një vend që për Hashim Thaçin dhe çlirimtarët tanë është një betejë e re. Një front ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – me qëndresë dhe dinjitet.”, ka shkruar ai.
“Presidenti Thaçi, si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm.”, shtoi Krasniqi.
“Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë. Vetëm një besim i palëkundur se drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë.”, tha mes të tjerash kreu i PDK-së.
“Dhe kur nata të kalojë e hija e padrejtësisë të shembet – me dritën e së vërtetës dhe të lirisë – Dielli do të lindë përsëri!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...