Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, pas dështimit për të siguruar shumicën e votave në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së së dielës.
Sipas tij, dështimi i formimit të Qeverisë tregon qartë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) janë përgjegjës për krizën politike në vend.
“Kemi pasur nëntë muaj bllokadë dhe sot u vërtetua ajo që kemi thënë që nga hera e parë. Albin Kurti nuk i ka numrat. 56 vota për dhe asnjë më shumë. Albin Kurti më nuk do të jetë kryeministër as prej 9 shkurtit e as prej zgjedhjeve të ardhshme. Koha e qeverisjes së tij ka marrë fund,” ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka sqaruar se PDK nuk do të synojë formimin e një shumice të re nga opozita, duke lënë të kuptohet se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Ai ka thënë se ka bërë përpjekje për të i dhënë vendin qeveri nga partitë e opozitës por nuk kishte sukses.
“Nëse na fton Presidentja do i them që nuk kemi shumicë sepse kjo nuk është e mundshme. Kurti u vërtetu që nuk ka shumicë, por nuk kemi as ne, prandaj duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë”, ka deklaruar Krasniqi./rtk
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...