Ministrja në detzrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas aksionit të policisë në Gjakovë e Prizren ku u arrestuan 16 persona.
Në një postim në Facebook, ajo tha se Lista Serbe ishte dhe mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë, shkruan Arbresh.info.
“Kur nuk mësohet nga gabimet atëherë krejt çka mbetet është të çuditurit nga manifestimi i vet veprimeve të gabuara në kohë. Kështu në dialog e krijuan në subjekt të Serbisë në Kosovë si Lista serbe, pastaj u varën pafundësisht nga ky subjekt i Beogradit që e ngrente për hunde bash secilën qeverisje, përveç qeverisë Kurti. Lista Serbe ishte dhe mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë.”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, opozita humbi mundësinë që të përmirësonin gabimin e të mundësonin moscertifikimin e Listës Serbe.
“Dhe, kjo opozitë sërish pati mundësinë që sadopak të përmirësonte gabimin. Kishin mundësinë dhe ishte jetike të mos certifikohej për zgjedhje Lista Serbe për aq kohë sa nënkryetarin e kishte organizator dhe prijës së sulmit në Banjskë dhe nuk ishte distancur kurrë nga ajo ngjarje. Por, e ngritën dorën dhe e certifikuan. Kështu nga gabimi në gabim, pa e kuptuar rëndësinë jetike të veprimit të drejtë, kombëtar e historik.”, u shpreh ajo./Arbresh.info/
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i ...
Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA-së ka informacione se ...