Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Shqipe Selimi e Saranda Bogjuevci nuk ishin propozime të AAK-së, por si një mënyrë për të dalur nga kjo situatë.
Haradinaj tha në “Pressing” se AAK nuk ka vullnet që të votojë Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.
Sipas tij ajo është “figurë përçarës”, duke thënë se VV duhet të propozjë një figurë unifikuese.
“Asnjëra nuk janë propozim i yni, për shembull nëse do Vetëvendosja ne po i propozojmë Time Kadriaj për kryetare Kuvendit dhe është shumë më e mirë se tjerët, dhe po e votojmë. E drejta e VV është me propozu këdo, por ne kemi të drejtë me diskutu kë e votojmë”.
“Albulena Haxhiu ka qenë figurë jounifikuese, nuk ka dhënë ndonjë vlerë të caktuar, që e mbron demokracinë, që mbron ligjshmërinë. Parlamenti na përfaqëson edhe opozitën. Në AAK nuk ka një vullnet për votë pro saj”, ka thënë Haradinaj.
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...