Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, së bashku me djalin e saj, Aresin, morën pjesë në prezantimin e uniformës zyrtare të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një projekt i ideuar dhe realizuar nga bashkëluftëtari dhe eprori i UÇK-së, Ferid Berisha nga Shkupi.
Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit evokuan kujtimet dhe sakrificat e dëshmorëve të rënë për liri, duke kujtuar ata që dhanë gjithçka për atdheun.
Ceremonia u përmbyll me një moment emocional, ku Aresi pranoi në mënyrë ceremoniale uniformën e veteranit të UÇK-së për Rexhep Selimin, i cili aktualisht mbahet në Hagë.
“Mes bashkëluftëtarëve evokuam kujtimet për dëshmorët e rënë për liri, për ata që dhanë gjithçka! Në përmbyllje të ngjarjes, me shumë emocione, biri ynë, Aresi pranoi në mënyrë ceremoniale, uniformën e veteranit të UÇK-së, për Rexhën. Lufta jonë ishte e vështirë, mirëpo e drejtë dhe e lavdishme, andaj dhe jetojmë e punojmë për ta nderuar atë!”, shkroi Mehmeti-Selimi./Arbresh.info/
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...