Dogana e Kosovës ka sekuestruar sot në periferi të Prishtinës një Ferrari 499 GTB në vlerë prej 250 mijë euro të regjistruar jashtë vendit.
“Sipas dispozitave ligjore, automjetet e regjistruara jashtë vendit me targa të rregullta lejohen në Kosovë vetëm nëse përdoren nga pronarët e tyre të ligjshëm gjatë qëndrimeve të përkohshme. Qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të posedojnë ose të përdorin automjete të regjistruara jashtë vendit në këto rrethana.”, thuhet në njoftim.
“Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është e përkushtuar të zbatojë këto dispozita ligjore për të parandaluar evazionin fiskal dhe për të siguruar përputhshmërinë me ligjin. Me këtë ftojmë të gjithë qytetarët që t’i përmbahen detyrimeve ligjore për mos posedim të automjeteve pa paguar detyrimet doganore.”, thuhet tutje.
“Ne mbetemi vigjilent për të siguruar se kërkesat ligjore zbatohen nga të gjithë një trajtshëm.”, njofton Dogana./Arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...