Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me përfundimin e mandatit të Qeverisë që ai drejtoi.
Kurti theksoi se më 23 mars 2025 përfundoi zyrtarisht mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke hyrë në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë.
Ai vuri në dukje se ky është një moment i rëndësishëm, pasi për herë të parë një Qeveri e Kosovës përfundon me sukses një mandat të plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional.
“Kjo është hera e parë që një Qeveri e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në Republikën tonë demokratike,” deklaroi Kurti.
Sipas tij, në përputhje me Ligjin për Qeverinë e Kosovës, mandati i të gjithë anëtarëve të kabinetit përfundoi po ashtu më 23 mars, pa pasur nevojë për dorëheqje formale.
Megjithatë, ai sqaroi se Qeveria dhe anëtarët e saj do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, duke respektuar kufizimet ligjore, deri në zgjedhjen e një qeverie të re nga Kuvendi i Kosovës.
“Qeveria jonë (që në popull quhet Kurti 2) do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi,” shtoi ai.
Kurti përfundoi duke theksuar se Qeveria do të mbetet në një rol kujdestar për të garantuar vazhdimësinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi./Arbresh.info
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...