Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci foli për bazat ushtarake serbe që janë të vendosur përgjatë kufirit, të cilat sipas tij janë një rrezik permanent.
Ai tregoi se në këto baza, jo shumë larg territorit të Kosovës, janë të dislokuara 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe, teksa shtoi se shpërndarja taktike e tyre tregon se po presin momentin e duhur për të kryer një invazion.
“48 bazat të ushtrisë serbe ekzistojnë përgjatë kufirit. Janë në një distancë nga 300 m deri në 5 km brenda kufirit të Serbisë. Ato përbëjnë kërcënim. Bazat janë të drejtuar armiqësisht drejt territorit të Kosovës dhe janë 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe të vendosura në jug të Serbisë. Këto janë në një distancë të shkurtër nga Kosova. Këto 3 brigada mbështesin 48 bazat operacionale. Këto lloj bazash vendosen në vende ku pritet një invazion. Këto baza presin një moment të volitshëm për Serbinë për të kryer aksione ushtarake, apo për të mbështetur një sulm si ai i Banjskës. Janë dikur 4000 trupa në këto baza, të pajisura me armatim dhe mjete për sulme ushtarake”, tha Maqedonci gjatë një interviste në A2CNN.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...