Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë gjobitur 473 persona për mosrespektim të ligjit.
Ndërsa, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar gjoba edhe ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 542 gjoba në trafik.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga policia që të bëjë më shumë kontrolle dhe të gjobit të gjithë ata që nuk respektojnë Ligjin.
Ndërsa, nga Policia e Kosovës ishte bërë e ditur që janë duke kryer kontrolle edhe në kufi për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve që po vinë në vend./arbresh.info/
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova