47 aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit

09:06 | 24 Dhjetor 2018
M. A.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar 47 aksidente trafiku, prej të cilave 20 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar 778 gjoba kundërvajtëse.

Shpërndaje në rrjete sociale