Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër pesëdhjetepesë 55 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 29 aktakuza kundër 31 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona, si dhe ka bërë dy kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...
“Dua” duartrokitet në Cannes, Kurti: Film biografik i popull...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...