42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit

10:14 | 6 Prill 2026
E.H

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.

Prej këtyre aksidenteve, 30 janë me dëme materiale dhe 12 aksidente me të lënduar.

Ndërsa policia brenda një dite ka shqiptuar 2004 gjoba, 15 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale