Policia e Kosovës njofton se nga data 30.03-05.04.2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 42 aksidente të komunikacionit rrugor.
Prej tyre 13 aksidente janë me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 21 persona, dhe 29 aksidente me dëme materiale, transmeton Arbresh.info.
Gjithashtu, gjatë javës, policia ka shqiptuar 1.301 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 20 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...