Kosova sot ka shënuar rekord të ri sa i përket rasteve me coronoavirus. Sipas IKSHPK-së, sot janë konfirmuar 418 raste të reja me COVID-19.
Prej tyre 188 janë vetëm në Prishtinë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nëse nuk kufizojmë daljet pa nevojë do të kemi rritje edhe më të madhe të rasteve.
“Këtë që e thash para tre dite po ndodh tani. Mbi 400 raste. Numrat do të shtohen shumë në qoftë se nuk kemi edhe përgjegjësi individuale për të kufizuar daljet pa nevojë. Kujdes!”, ka shkruar Ahmeti.

100-euroshi i Qeverisë – Kur do të dalin paratë në llogaritë...
Haxhiu në përvjetorin e Dubravës: Shteti serb veproi si apar...
Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takai...
Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”
Tensionet në aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Projekti do të v...