Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vazhduar edhe sot të mirëpres bashkatdhetarë, të cilët kanë shprehur interesimin të vizitojnë institucionin më të lartë përfaqësues në Kosovë.
Në kuadër të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, gjatë ditës së sotme institucionin e kanë vizituar rreth 150 bashkatdhetarë, ndërsa gjatë tri ditëve të aktivitetit, Kuvendi është vizituar nga rreth 400 bashkatdhetarë gjithsej, të cilët janë pritur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe deputetë të tjerë.
Ata po ashtu janë njohur me rolin dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, me punën dhe angazhimet ditore të ligjvënësve, si dhe me aspekte të tjera të procesit legjislativ e të jetës parlamentare në përgjithësi. /arbresh.info/

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...