Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i akuzoi dje disa eksponentë të PDK-së se “janë çu peshë kundër fondit të Ushtrisë”, shkruan Expresss.
Musliu shkroi në Facebook se “disa eksponentë të AAK-së patën gabuar rëndë”, kur bënin opozitë bashkë me tani kryeministrin Albin Kurti.
“Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Musliu.
Ajo tha se financimi i ushtrisë duhet të bëhet me ligj.
“Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh. E duam ushtrinë me standarde të NATO-s STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!”, ka shkruar Musliu.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj reagoi të shtunën ndaj deklaratave të disa zyrtarëve në PDK, përfshirë deputeten Musliu, të cilët shprehën rezerva për fondin e themeluar nga Qeveria për ta financuar ushtrinë e vendit. Ai tha se nuk po e kupton se përse PDK është kundër fondit të ushtrisë.
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos