Në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, qytetarët serbë janë mbledhur që të protestojnë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Pos tyre, janë vërejtur edhe organizime me autobusë me targa të Beogradit të Serbisë.
Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.
Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, i ftoi qytetarët që “të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar” gjatë protestës.
Sipas paralajmërimeve të mëhershme, të mbledhurit në protestë pritet t’i kundërshtojnë “ultimatumet dhe afatet” për heqjen e barrikadave.
Nga 10 dhjetori, grupe të serbëve në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Me këtë veprim, ata i janë përgjigjur arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Për heqjen e barrikadave, ata kërkojnë lirimin e Pantiqit.





B9 dhe aleatët nordikë të NATO-s: Rusia mbetet kërcënimi kry...
Provimi i jurisprudencës, studentët shqiptarë protestë më 18...
Sorensen për takimet në Bruksel me kryenegociatorët: U disku...
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane