Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit, ka shtuar prezencën në rrugë me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Si rezultat, janë shqiptuar 214 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë ndaluar 5 shoferë me shkelje të rënda, ndaj të cilëve është iniciuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit, si dhe janë konfiskuar disa automjete dhe motoçikleta, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 6 aksidente trafiku:
– 4 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 6 persona;
– 2 me dëme materiale.
“Policia apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar shkeljet përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s