Prokuroria në Pejë pohon se zjarri në spitalin e Pejës duket të ketë qenë i qëllimshëm. Këtë e bazon në disa pamje që i ka siguruar e ku shihet një person i maskuar. I njëjti është në ndjekje, por nuk ka arritur të arrestohet ende.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës, gjatë javës së kaluar, është përballur me një zjarr që për pasojë la vetëm disa dëme materiale.
Në fillim u mendua se zjarri u shkaktua si pasojë e ndonjë defekti të energjisë elektrike, por hetuesia tregoi që gjithçka mund të ketë qenë e qëllimshme.
Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi, thotë se rasti ka të bëjë me një person që ka qenë mjaft mirë i maskuar. Por, ai thekson se janë marrë masat e duhura për ta identifikuar dhe për ta arrestuar.
“Zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme dhe për ketë çështje janë duke u marrë veprime intensive hetimore nga policia e Kosovës në mënyrë që ky person I cili dyshohet që ka bo zjarrëvënien të identifikohet dhe më pas të arrestohet “, tha Shkodran Nikqi, zëdhënësi i prokurorisë në Pejë.
Edhe Spitali i Pejës, përmes një njoftimi, tha se zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga një person i maskuar, mirëpo për shkak të mosndërhyrjes në punën e hetuesisë, nuk e kanë publikuar më herët këtë informacion.
Në ambientet, ku ka shpërthyer zjarri, gjendet edhe arkiv i spitalit me dokumente që nga themelimi i spitalit.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...