Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me draft-dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë, është keqkuptuar qëllimshëm.
Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka dhënë sqarime të deklaratës së Bislimit.
Postimi i plotë:
Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:
1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me Kfor;
2. Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;
3. Targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës./arbresh.info/
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...