Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla sot do të vizitojnë Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Sipas njoftimit, ata do të vizitojnë këtë pikë kufitare në ora 14:30, shkruan Arbresh.info.
“Autoritetet kufitare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë po vazhdojnë së zbatuari marrëveshjen për heqjen e kontrollit kufitar për shtetasit e të dyja vendeve dhe vizita e sotme në Vërmicë ka për qëllim pasqyrimin e avansimit të realizimit të kësaj marrëveshje.”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sot fillon lëvizja e lirë e qytetarëve në zonat ndërkufitare Kosovë-Shqipëri
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë