Rama: Procesi i Berlinit është një projekt largpamës

14:59 | 14 Shtator 2021

Procesi i Berlinit i nisura nga Angela Merkel  është një projekt largpamës.

Kështu ka thënë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një konference për shtyp me kancelaren Merkel, raporton arbresh.info

“Procesi i Berlinit është një vizion largpamës, për ta parë të ardhmen. Përtej rezultateve konkrete, besoj se arritja më e madhe është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe bashkëveprimi. Sot Ballkani Perëndimor është shumë më mirë seç ishte, përpara se Merkel të niste Procesin e Berlinit. Angela Merkel do t’i mungojë rajonit”, tha Rama.

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel po zhvillon sot takim lamtumirës sot në Tiranë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara