Dy persona në Rahovec kanë raportuar se derisa ishin duke bartur dru në drejtim të tyre kanë gjuajtur me armë dy persona të panjohur.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit ishin të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm ndërsa thuhet se nuk ka të lënduar.
“VRASJE NË TENTATIVË Rahovec 30.10.2024 – 13:30. Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...