Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, dhe ambasadorin Michael Carpenter – Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar se ka diskutuar për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit Kosovë-SHBA, shkruan Arbresh.info.
“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info.
Ky takim po zhvillohet në margjina të Samitit të Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku po marrin pjesë liderë nga 100 shtete./Arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...