Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë e ftuar nga kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright në një tryezë të organizuar në Dallas të Teksasit për të diskutuar për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë me Presidentët e Liberisë, Malaëit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones ishim sot të ftuar të Kryeshefes ekzekutive të MCC-së, Alice Albright dhe të përfaqësuesve të shumtë të qeverisë amerikane e të shteteve partnere, në një tryezë të organizuar në Dallas të Teksasit për të diskutuar për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore.”, ka shkruar Osmani.
“MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj.”, shtoi ajo.
Ndryshe, Osmani po qëndron në vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve /Arbresh.info./
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...