Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këtë javë pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, shkruan Arbresh.info
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale nuk do të tejkalojnë 31 gradë Celsius, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i fundit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e lehtë deri lokalisht e forte.
Indeksi UV mbetet i lartë, megjithëse në nivele më të ulëta rreziku krahasuar me javën e kaluar.
E hënë
Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat do të shoqeruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
• Temperaturat minimale: 15 – 18°C
• Temperaturat maksimale: 27-31°C
• Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperendimit
E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu.
• Temperaturat minimale: 14 – 17°C
• Temperaturat maksimale: 25 – 28°C
• Era: nga veriperëndimi, 1–8 m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
• Temperaturat minimale: 13 – 17°C
• Temperaturat maksimale: 24-27°C
• Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s
E enjte
Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranesirat parashihen te dendësohen dhe të sjellin riga shiu
• Temperaturat minimale: 14 – 16°C
• Temperaturat maksimale: 25-27°C
• Era: nga verilindja, 1–5 m/s
E premte
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende-vedne të sjellin riga shiu.
• Temperaturat minimale: 13-15°C
• Temperaturat maksimale: 25-27°C
• Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi/Arbresh.info/
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...