Kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media ka thënë se deri në orën 15:00, kanë votuar 23.55%, shkruan arbresh.info.
“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga 99%, të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00, është 294 mijë e 157 votues, apo 23.55%”,tha Radoniqi.
Tutje Radoniqi tha se procesi është duke vazhduar dhe se deri më tani nuk ka incidente që do të ndikonin në procesin e votimit.
“Procesi i votimit është duke vazhduar në 21 komunat ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte seriozisht procesin e votimit”, tha Radoniqi.
Kurse më së shumti persona e kanë kryer obligimin në Mamushë, rreth 45% e personave me të drejtë vote.
Kurse në Rahovec dhe Dragash është votuar më së paku, me mbi 16%.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 17 tetorit deri më ora 15:00 dalja në zgjedhje ishte 26.71%./arbresh.info/
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...