Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se rasti i njohur në publik si “Albkings” është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet me prioritetin dhe seriozitetin më të madh nga ana e Prokurorisë dhe prokurores së rastit në fjalë.
Prokuroria ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në portalin “Insajderi” me titull “Prokurorja që i futi në burg dhe tani po i nxjerr pjesëtarët e grupit famëkeq “Albkings” duke njoftuar se Prokuroria në kuadër të kompetencave është kujdesur për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e hetimit në lidhje me këtë rast dhe ka vepruar konform dispozitave ligjore të procedurës penale, shkruan Arbresh.info.
“Në rastin konkret, pas analizimit të provave të grumbulluara gjatë fazës së hetimit, Prokurori i Shtetit ka ardhur në përfundim se kanë pushuar të gjitha kushtet e veçanta që parashihen në nenin 184 të KPPRK-së për vazhdimin e mëtejmë të masës së paraburgimit, ndërsa i pandehuri për veprimet inkriminuese ka pranuar fajësinë duke arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorin e Shtetit. Paraburgimi nuk është dënim për të pandehurin dhe i njëjti duhet të ndërpritet në çdo fazë kur pushojnë shkaqet për të cilat është caktuar.”, thuhet në njoftim.
“Masa e paraburgimit dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë jane dy institute ligjore për të cilat kodi i procedurës penale e ka autorizuar Prokurorin e Shtetit që t’i zbatojë atëherë kur përmbushen kushtet ligjore, e për të cilat Prokurori i Shtetit kujdeset çdo herë duke pasur parasysh rrethanat e rastit dhe provat e grumbulluara gjatë fazës së hetimit.”, thuhet tutje.
Përmes këtij reagimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese “të kenë parasysh me rastin e plasimit të lajmeve të mos lëshohen në komentimin e veprimeve procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit përderisa procedura penale ende është duke vazhduar.”/Arbresh.info/
Interi e vlerëson lojtar të rëndësishëm Asllanin
Theret me thikë një nxënëse në shkollën “8 Marsi” në Pejë, p...
Përkujtohet vepra e Arbën Xhaferit, Rama: Ktheu patriotizmin...
Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama mesazh...
Scholzi pas takimit me Vuçiqin: Ka një marrëveshje Kosovë-Se...
Krasniqi: Tash gjithçka është ndryshe dhe më mirë në veri