Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku. Ndër ta, prezente ishte edhe Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak.
Kurti u shprehu mirëseardhjen dhe kënaqësinë që t’i mirëpresë në qeveri.
Ai u njoh së afërmi me jetën dhe aktivitetin e secilit pjesëmarrës e vështirësitë që vihen para tyre nga mungesa e demokracisë në Serbi dhe regjimit atje, shkruan Arbresh.info.
Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve atje.
Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë e të parezervë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre./arbresh.info/


Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi