Lëvizja Vetëvendosje ka vazhdojnë fushatën e tyre elektorale në Hajvali.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në fjalimin e tij tha se “Për çdo ditë që po kalon secila ore qe shkon në te shkuarën ne i afrohemi fitores së madhe masive, e për te arritur tek ajo dite, është e domosdoshme që secili nga ju të punoni për familjet e juaja, ashtu qe asnjë votë të mos ngelet pa qene për numrin 118”.
Tutje ai tha se të shfrytëzohet dita e 9 shkurtit për të vendosur për të ardhmen e secilit.
“Pra me 9 shkurt janë vetëm dy numra, një numër ne fletëvotim, ma lartë skena çka me hup kohe, e numrin tjetër duhet ta bëjmë bashkë, është numër 500,000, cep me cep Hajvalisë e cep me cep Kosovës, te mblidhen njerëzit e te gjitha moshave, dy gjinive, ta shfrytëzojmë ditën e 9 shkurtit, gjithë jemi te barabartë atë ditë, shfrytëzojeni atë ditë qe i gjykon pozitivisht këto 4 vjet qe shkuan, për sovranitet shtetëror, për integritet territorial”, tha Kurti.
Po ashtu gjatë fjalimit të tij Kurti tregoi edhe rreth punës që ministrit kanë punuar përgjatë mandatit 4 vjeçar.
“Secila ministri e jona ka bo shume, ministria e Shëndetësisë nëse e krahasojmë buxhetin e vitit 2025, dhe buxhetin e vitit 2021 si buxhet qe e ka gjet Beni, 57% është rritja e buxhetit”, tha ai.
Nëse flasim për bujqësi, tokat që janë punuar vjet ne Kosovë, është afër 49% me e madhe se sa ajo para pandemisë 2019”, shtoi Kurti/Arbresh.info

Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s