Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se PDK ka shënuar një rezultat të lartë në zgjedhjet e fundit lokale, duke u konfirmuar si partia më e votuar në vend.
Sipas tij, PDK mori 187,526 vota dhe fitoi 206 asamblistë, duke u bërë forca me përfaqësimin më të gjerë lokal në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Dhe me gjashtë komuna të fituara, Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik dhe Han i Elezit, PDK dëshmoi se suksesi ndërtohet mbi punë me rezultate dhe përfaqësim me dinjitet.”, ka shkruar ai.
Tutje, ai tha se në katër prej ballafaqimeve direkte në balotazh me pushtetin qëndror, ne i fituam tri prej tyre.
“Po, disa gara kanë qenë më të vështira, madje edhe të pabarabarta. Por për ne, çdo përpjekje e ndershme është fitore në vetvete, sepse PDK nuk e mat suksesin vetëm me numra, por me qëndresën, qetësinë dhe përgjegjësinë me të cilat e përfaqëson qytetarin në çdo rrethanë.”, u shpreh ai.
Ai ka falënderuar edhe Arian Tahirin në Mitrovicë duke thënë se “i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror, bëri një garë të fortë, dinjitoze dhe të ngushtë deri në fund.”
“Mirënjohje edhe për çdo aktivist, mbështetës, vullnetar dhe asamblist, për kontributin dhe energjinë e tyre. Një falënderim i veçantë i shkon të gjithë qytetarëve të Kosovës, anembanë vendit, të cilët me pjesëmarrjen dhe kulturën e tyre demokratike, e bënë këto zgjedhje një shembull për rajonin dhe më gjerë.”, ka shkruar Krasniqi.
“Partia Demokratike e Kosovës sot qëndron më e bashkuar, më e pjekur dhe më e përgatitur për sfidat që na presin.
Në ditët në vijim, do të përqendrohemi në forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, në përmirësimin e qeverisjes lokale dhe në konsolidimin e strukturave tona anembanë vendit. Sepse ky rezultat nuk është fundi, por fillimi i një kapitulli të ri, kapitulli i bashkimit, rigrupimit dhe përgatitjes për fitoret e ardhshme.”, shtoi mes të tjerash kreu i PDK-së./Arbresh.info
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...