Kandidati për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu ka njoftuar se të premtën e kaluar është bërë inaugurimi i selisë së koalicionit “Stati Uniti d’Europa” në Mestre të Venezias.
Salihu me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se vlerat dhe principet që bashkëndajnë me këtë koalicion janë të shumta, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ai përmendi disa nga vlerat.
“-stabililiteti dhe paqja;
– zgjerimi i Bashkimit Evropian;
– zhvillimi i një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.”, ka shkruar ai.
Salihu bëri të ditur se të pranishëm ishin disa nga kandidatët e listës për Zonën Verilindje, mbështetës të koalicionit dhe simpatizues të programit të përgjithshëm elektoral.
“Së bashku drejt fitores me 8-9 Qershor.”, shkroi ai./Arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...