Policia e Kosovës në kuadër të hetimeve për veprën penale të mashtrimit, ka realizuar një bastisje në zyrat e një subjekti ekonomik në Prishtinë, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore.
Sipas njoftimit, dyshimet lidhen me mashtrimin e një qytetari që i është kërkuar një shumë mbi 100,000 euro për shërimin e një anëtari të familjes së tij në një spital në Stamboll, ndonëse shpenzimet ishin mbuluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Gjatë bastisjes, janë siguruar dokumente dhe pajisje si prova tjera.
Dy të dyshuar me iniciale; (I.P.) dhe (A.B.), janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.
Hetimet janë duke vazhduar nga autoritete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat e mundshme./Arbresh.info/
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...