Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, mori pjesë sot në takimin e Kartës
së Adriatikut (A5).
Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla theksoi se Republika e Kosovës vjen në këtë format me institucione të forta të sigurisë, me një angazhim të palëkundur kundër korrupsionit dhe me vullnet për bashkëpunim të thelluar
rajonal, duke pasur fqinjësinë e mirë si parim dhe si garanci sigurie.
Ministrja Gërvalla kërkoi hapjen e procesit teknik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën A5, duke theksuar rolin aktiv të Kosovës si vëzhguese që nga viti 2012 dhe kontributin konkret për sigurinë dhe stabilitetin
rajonal.
Gërvalla nënvizoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë funksionale, sundimit të ligjit, sigurisë dhe integrimit euro-atlantik, në kontrast me kursin destabilizues të Serbisë, e cila përmes
aleancave autokratike dhe veprimeve agresive rrezikon stabilitetin e rajonit.
Duke rikujtuar sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku, ministrja Gërvalla theksoi se ky akt përbën një dëshmi të qartë të politikave destruktive të Serbisë
ndaj Kosovës dhe rajonit.
Ajo kërkoi nga vendet anëtare të A5 një dënim të qartë të sulmit në Banjskë, si dhe kërkoi përgjegjësi për autorët dhe mbështetësit e këtij akti agresioni.
Njëkohësisht, ministrja ngriti shqetësimin për ndalimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, duke i cilësuar ato si shkelje të lirive themelore dhe standardeve evropiane.
Në fund, ministrja theksoi përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Ukrainës dhe popullit ukrainas deri në fitoren e tyre, duke e konsideruar këtë si mbrojtje të rendit demokratik evropian, përballë kërcënimeve
hibride, sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese me të cilat ballafaqohet edhe Kosova./Arbresh.info/
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen dy persona nga Kosova në Ti...
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...