Parkingu tek Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbushur dhe nuk ka vende për parking ka njoftuar drejtoria rajonale në Ferizaj.
Sipas PK-së, automjetet do të ndalen në hyrje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit, përcjell arbresh.info.
“Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe atumjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, i njoftojmë qytetarët se tani për tani nuk ka vende për parking, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyerje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit.Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...