Gazetari Berat Buzhala ka folur për audio-incizimet e publikuara në media të bisedës mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila dhe dy eksponentëve asokohe të Lstës Serbe, Sllavko Simiq dhe Millan Radoiçiq.
Ai ka treguar po ashtu se çka është biseduar në materialet e papublikuara.
“Nëse ajo ka folur me Sllavkon 2 orë, unë nuk e qes 2 orë. Unë e qes në gjyq, hajde kur të duash se s’ka kurrgjë më në ato dy orë të tjera. Unë i marrë dhe i qes highlights-at qysh i qes highlights-at qysh ja qes gjithkund tjetër. Nëse je duke folur me Sllavkon për Ligjin e RTK-së, unë nuk e qes krejt muhabetin me Sllavkon për Ligjin e RTK-së”, tha Buzhala në Rubikon.
Këto përgjime bënë bujë të madhe duke shkaktuar reagim të fortë në opinionin publik.
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...