Austria do të futet në një mbyllje totale kjo për shkak të rritjes së madhe të rasteve të reja me koronavirus.
Disa media vendase shkruajnë se i gjithë vendi do të futet në një karantinë totale për 10 ditë, për shkak të numrit shumë të lartë të infektimeve ditore si pasojë e Covid-19.
Pas vendimit të qeverisë austriake, ambasada e Kosovës në Austri njofton se shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.
Njoftimi i plotë:
Njoftim lidhur me shërbimet konsulloreDuke respektuar masat e marra në Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.
Shërbimi konsullor do jetë i hapur për raste emergjente dhe vlenë rregulli i masave mbrojtëse 2G.
Për raste emergjente dhe informata ju lutem të na kontaktoni në:Tel: +43 6642233409 dhe +43 6767861865E-mail: [email protected]
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: Ka pr...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike