Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar për situatën me zjarret në vend për sot brenda 6 orëve (8:00 – 14:00).
Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 18 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 19 janë lokalizuar.
AME thotë se menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...