Megjithëse pakënaqësia e qytetarëve me drejtimin politik të Kosovës ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitin 2016, gjetjet aktuale tregojnë se 36% e kosovarëve janë ende të gatshëm t’u bashkohen protestave publike për arsye politike, raporton arbresh.info.
Kur analizohen këto gjetje përgjatë vijave etnike, një përqindje më e lartë e shqiptarëve (38,5%) sesa e serbëve (6%, krahasuar me 39,5% në tetor 2016) janë të gatshëm t’u bashkohen protestave për arsye politike.
Vetëm 14% e anëtarëve të grupeve të tjera etnike (krahasuar me 28% në tetor 2016) deklaruan se ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi sot Pulsin Publik XIII që bazohet në anketën e kryer gjatë fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit 2017 dhe ndjek traditën e përmbledhjeve të mëparshme që shqyrtojnë situatën në zhvillim në Kosovë sipas aspekteve kyçe të saj./arbresh.info/

Kuajt si “terapistë”: Metoda natyrale që po forcon trupin, m...
OpenAI: Reklamat nuk po vijnë në ChatGPT
Alban Dragusha ndahet me Ramiz Sadikut, pritet ta marrë drej...
Vetura godet për vdekje 74-vjeçarin në Skenderaj
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë