Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është njoftuar dje nga Policia e Kosovës në Prizren lidhur me një incident- konflikt fizik në mes të disa personave ku dyshohej se njëri nga të përfshirët është zyrtar policor .
Sipas njoftimit, incidenti raportohet të ketë ndodhur në Prizren në rrugën “Tranziti i Vjetër” pas një konfrontimi verbal që eskaloi në dhunë.
“Bazuar në të dhënat dhe hetimin preliminar raportohet se gjatë këtij incidenti disa persona kanë pësuar lëndime trupore.
Si të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar (dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe tashmë i suspenduar për një rast tjetër).”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si të dyshuar për veprën penale “Sulm” nga neni 184, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në realizimin e mandatit të vet ligjor për hetimin e rasteve ku dyshimet bien mbi zyrtarët policorë dhe siguron opinionin publik se çfarëdo përfshirje eventuale e zyrtarëve të sigurisë në vepra penale do të trajtohet me paanshmëri dhe profesionalizëm të plotë.”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit