Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan nesër (e premte) shënon 32-vjetorin e themelimit të saj.
Për nder të këtij përvjetori nga katër marsi e deri më 11 mars në Gjilan do të mbahet Java e Bardhë, , ku do të ketë aktivitete në nder të kësaj historie të bujshme.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, shkruan arbresh.info.
“32 vjet më herët, burra e gra të Gjilanit u takuan për ta themeluar lëvizjen më të madhe politike të kohës, e cila bashkoi shqiptarët pa dallim, në një lidhje të përbashkët, e cila në Gjilan ishte vazhdimësi e aspiratave shekullore për liri, pavarësi dhe demokraci”, shkruan Haziri në Facebook.
Sipas tij, 32 vjet janë të mëdha sepse në këtë rrugë, populli i Gjilanit, Anamoravës dhe gjithë Kosovës, nuk është ndarë, derisa të realizohet ëndrra për të qenë të lirë dhe të pavarur.
“Tashmë ky është fakt. Ne jetojmë në lirinë dhe pavarësinë e Republikës që e kanë ndërtuar këto gjenerata. U jemi mirënjohës dhe gjunjëzohemi për krejt atë sakrificë të njerëzve që nuk janë gjallë.
Disa u ndan nga jeta si vullnet i Zotit, disa në kryengritje ranë dëshmorë, të tjerët ishin viktima të sulmeve, burgosjeve, maltretimeve e torturave të okupatorit dhe krejt ajo plejadë e njerëzve të ndritshëm, sot na bëjnë nder sepse i gëzojmë këto ditë të bardha”, thotë Haziri. /arbresh.info/
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...