Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i një personi në lumin Sitnica në Vushtrri.
Familjarët kanë raportuar në PK se K.M. 31-vjeçar ishte zhdukur në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit ndërsa trupi i pajetë i tij është gjetur pas një dite.
Prokurori i këtij rasti pas hetimit të vendit të ngjarjes e ka kualifikuar rastin si “vrasje e rëndë”.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë. Përveç arrestimit të tyre, policia gjatë kontrollit ka konfiskuar prova që ndërlidhen me vrasjen e K.M.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...