Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ftuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić, nderoi paradën e Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, duke shënuar 30-vjetorin e Operacionit “Stuhia” (“Oluja”), një moment vendimtar për çlirimin dhe pavarësinë e Kroacisë.
Ministri Maqedonci theksoi se luftërat në Jugosllavi gjatë dekadës së fundit të shekullit XX e kanë përafruar popullin shqiptar me popullin kroat, përballë politikave hegjemoniste dhe kriminale të Serbisë.
Në mes tjerash, ministri Maqedonci theksoi se “Kosova dhe Kroacia janë dy shtete aleate që angazhohen për paqe në rajon, sepse shqiptarët dhe kroatët janë dy popuj miq, që besojnë te demokracia dhe fqinjësia e mirë. Ne nuk e harrojmë të kaluarën, andaj do të angazhohemi së bashku që ajo të mos përsëritet”, u shpreh ministri.
‘Operacioni “Stuhia” ishte një operacion i ushtrisë kroate i zhvilluar nga 4 deri më 7 gusht të vitit 1995, kundër trupave të kuazi-shtetit (shtet i vetshpallur), Republikë Serbe e Krajinës. Luftimet vazhduan deri më 14 gusht. Operacioni “Stuhia” ishte vendimtar në Luftën Kroate për Pavarësi (1991 – 1995). Shumë shqiptarë ishin pjesë e këtij operacioni dhe luftuan krah për krah me ushtarët kroatë, duke i kontribuuar luftës për çlirimin e popullit kroat dhe pavarësimit të Kroacisë nga Jugosllavia, e cila ishte e dominuar nga Serbia”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...