Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 30 raste të reja me COVID-19. Po ashtu, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa, janë shëruar edhe 31 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 223,715 që nga fillimi i pandemisë, në total numri i rasteve aktive është 592.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.961 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./arbresh.info/
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër